Kaos në Selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës nuk kanë pritur protestën e orës 12:00 por kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama.
Ata kanë marrë katin e parë të godinës, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë ku është me të tijtë. Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit ‘skenë krimi’ godinën.