Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Delegacioni i ADSH-së takohet me ministrin Sveçla

Një delegacion nga Alternativa Demokratike Shqiptare i kryesuar nga Armend Aliu dhe Aziz Aziri u takuan sot me ministrin e punëve të brendshme të Republikës së Kosovës.

Postimi zyrtar i ADSH-së:

Draft ligji i ri për lejeqëndrimin dhe nënshtetësinë që bëhet enkas për qytetarët Shqiptar të luginës së Preshevës, ishte tema kryesore e takimit të sotëm me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z. Xhelal Sveçla.

Bashkë me Azizin, falemnderuam ministrin për angazhimin e tij në zgjidhjen e problemit dekadorë të qytetarëve tanë, poashtu biseduam edhe për kriteret procedurale dhe aktet nënligjore që do pregatitem nga Ministria e Punëve të Brendshme.

E njoftuam ministrin për problemet teknike të studentëve tanë që studiojnë në Republikën e Kosovës, dhe bashkërenduam kërkesat dhe idetë tona për vazhdimin e proceseve në interes të lehtësimit të jetës së qytetarëve nga lugina e Preshevës.

Veprimet dhe vendimet e lartëpërmendura janë nevojë e patjetërsueshme e të gjithë qytetarëve nga lugina e Preshevës që jetojnë në Republikën e Kosovës që nga viti 1999 dhe nuk kanë nënshtetësi dhe dokumente personale të shtetit të Kosovës.

Harmonizimi i kërkesave dhe procedurave për draft ligjin do të bëhet duke respektuar parimin e mos zbrasjes së luginës së Preshevës nga banorët e sajë.

Alternativa Demokratike Shqiptare

6 Janar 2022

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.