Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka paralajmëruar për pasoja anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.Ai tha se e ka pasur një bisedë në telefon me Dodikun, të cilit i ka thënë se vendimet e fundit të Republika Srpskas janë të papranueshme dhe se ai mund të ketë pasoja.
Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të RS për t’i minuar institucionet e BeH janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të BeH”, ka shkruar Chollet dje në Twitter.