Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka që u arrestua sot nga SPAK posedon një pasuri me vlerë miliona euro.
SPAK i sekuestron 88 % të aksioneve në Kantinën e Pijeve me kapital 3.4 milionë USD. Ish ministri pronar edhe i pistët mbi det në Durrës me vlerë 1.6 milionë euro.
SPAK akuzon ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka se ka marrë 4.6 milionë USD në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit. Krahas arrestimit, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Lefter Kokës, për të kompensuar një pjesë të ryshfetit. Konkretisht SPAK ka njoftuar se kanë nisur proceduar për sekuestrimin e pjesshme të “Kantinës së Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ku Lefter Koka ka 88 % të aksioneve.
Kantina e Pijeve rezulton me një kapital me vlerë rreth 3.4 milionë USD. Por, SPAK thekson se vlera e aksioneve të Kokës korrespondon vetëm në vlerën 442.972 lekë, ndonëse në vitin 2009 Koka e ka deklaruar vlerën e aksioneve 2.2 milionë USD. Masave për bllokimin e aksioneve të Lefter Kokës është zbatuar sot nga Policia e Shtetit.
Gjithashtu Lefter Koka ka deklaruar truall 90 m2 me godinë dy kate në Durrës me vlerë 7.3 milionë lekë, truall në Sarandë 730 m2 me vlerë 72 mijë USD, truall në Durrës 340 m2 me vlerë 1 milionë lekë dhe truall 1194 m2 në Durrës dhe ndërtesë me vlerë 1.8 milionë lekë.Ish ministri Mjedisit deklaron një kompleks industrial prodhimesh bujqësore në Durrës me sipërfaqe 582 m2, mbi një truall 2 600 m2, me vlerë 2 milionë lekë, tokë arë 17 mijë m2 me vlerë 3.9 milionë lekë, tokë arë 6 mijë m2 me vlerë 110 mijë USD dhe para cash 40 mijë USD. Koka ka në pronësi gjithashtu, truall 77 m2 me ndërtesë me vlerë 2.9 milionë lekë, apartament 149 m2 me vlerë 110 mijë USD, apartament 140 m2 me vlerë 126 mijë euro, truall 1 mijë m2 dhe ndërtesë 248 m2 me vlerë 1.7 milionë lekë, truall me sipërfaqe 1142 m2, tokë 60 mijë m2, tokë 4.5 mijë m3 më vlerë 3 milionë lekë,