Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Latest Posts

Kuvendi i Berishës shkarkon Lulzim Bashën

Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, për ta shkarkuar pasardhësin e tij politik, Lulëzim Bashën nga kreu i Partisë Demokratike, votoi në shumicë, siç kërkoi Berisha, shkruan Gazeta Express.

Ka përfunduar numërimi i votave për ‘shkarkimin’ e Lulzim Bashës.  Nga 4 mijë e 934 delegatë, 4491 kanë marrë pjesë në votim  dhe 4 mijë 446 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Rezultati është bërë i ditur nga deputeti Belind Këllëçi, ku 36 kanë votuar kundër dhe 9 vota të delegatëve kanë rezultuar të pavlefshme.

Kuvendi për shkarkimin e Bashës është thirrur nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Themeluesit të PD-së dhe mentorit politik të Bashës iu mor mandati i deputetit nga ky i fundit, pas kërkesës se Ambasadës Amerikane në Tiranë, që Berisha të largohet nga të gjitha pozitat që i bart si pjesë e demokratëve.

Kërkesa erdhi pasi sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e shpalli person “non grata” Berishën dhe familjen e tij të ngushtë. Sali Berishës

Berisha, që është larguar që disa vjet nga udhëheqja e PD-së dhe e ka vendosur aty Bashën, nisi kampanjë për ta rimarrë kreun e partisë, pasi Basha iu bind ambasadës amerikane dhe e largoi nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Pas reagimeve të ashpra ndaj Blinkenit dhe pas ngjarjeve në PD, Berisha ka nisur fushatë nëpër qytete të Shqipërisë. Tubimet i kurorëzoi sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku organizoi një Kuvend për shkarkimin e kreut demokrat.

Berisha sot në Kuvend tha se nëse nuk i hiqet titulli “non grata”, do të rikthehet në krye të PD-së dhe politikës shqiptare.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.