Me indinjatë të thellë jemi njoftuar për diferencimin dhe largimin nga puna në N.P. Moravica të Hevzi Mehmetit. Hevziu ishte një punëtor i shkëlqyer, i sjellshëm me qytetarët e Komunës, ndërsa si baba i dy fëmijëve dhe familjar i përgjegjshëm e siguronte kafshatën e gojës.
Pushteti i tanishëm në mënyrën më anti-njerëzore ka larguar atë nga puna për arsyje se nuk i është bindur politikisht drejtorit të këtij institucioni publik dhe subjektit të cilit përfaqëson ai, me çˋrast Hevziu është ndëshkuar duke u larguar nga puna.
Ky është një pushtet revanshues i cili ka marrur peng institucionet e Komunës së Preshevës dhe ka shëndrruar në inkubator votash, duke shkelur mbi çdo normë njerëzore dhe demokratike.
Prandaj, ka ardhur koha e reflektimit të madh për të kthyer besimin dhe shpresën larg sistemit abuziv në baza sociale.
Preshevë, 11 dhjetor 2021
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim