Saturday, November 9, 2024
spot_img

Latest Posts

Ministrave kosovarë ju refuzua vizita në Luginë, flet Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se e drejta e përdorimit të lirë të gjuhës shqipe atyre po u mohohet edhe për shkak të faktit të mungesës së një të drejte që shqiptarët nuk po arrijnë ta realizojnë për 21 vjet sa ka filluar një proces politik me Serbinë.Kamberi u shpreh se kur kërkojnë integrim, nuk kërkojnë vend në ministri.

Ne nuk kërkojmë poste politike në Beograd, ne kërkojmë përfaqësim adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit”, tha ndër të tjera ai.Ndërkohë, duke folur për refuzimin e vizitës në Luginë të ministrave kosovarë, Kamberi thotë se autoritetet në Serbi po dëshmojnë sjellje të vrazhda dhe kanë shkelur marrëveshjet e arritura me Kosovën në Bruksel.

“Besoj që është bërë qëllimshëm me shumë gjasë për shkak të përputhjes së vizitës në datën e 28 nëntorit e cila në Luginën e Preshevës është shënuar me aktivitete të shumta kulturore”, tha ai për RTV21.

Kujtojmë që, një javë më parë, Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të Arsimit Arbërie Nagavci, atij të financave Hekuran Muratit dhe ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut iu është refuzuar nga Serbia kërkesa për vizitën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.