Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Latest Posts

2 SHTËPI TË REJA PËR KOMUNËN E PRESHEVËS

Në ngjarjen e organizuar nga “Jetimat e Ballkanit, morën pjesë dy përfaqësues politik nga Lugina, ishte kryetarja e Preshevës, znj. Ardita Sinani dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Sërbisë, z. Shaip Kamberi.

Të dy njoftuan opinionin publik për këtë ngjarje në postimet e tyre në facebook.Për informim të lexuesve tanë, po ndajmë me ju shkrimin e znj.

Ardita Sinani:Sot pata nderin dhe kënaqësinë të jem mysafire e Halil Kastratit dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.Me rastin e 12 vjetorit të Shoqatës, z.Halil Kastrati bëri ndarjen e 149 çelësave të shtëpive për nevojtarët e skamnorët anembanë ku jetojnë shqiptarë.

Për Luginën e Preshevës sot u dhuruan 4 shtëpi, prej të cilave 2 për komunën e Preshevës. Gjegjësisht për një familje në Rahovicë dhe një në Corroticë.Në fjalën time të rastit, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, përshëndeta aktivitetin dhe falenderova Shoqatën për ndihmën e saj.

Të bësh me streh një familje në nevojë është emocion i jashtëzakonshëm, të cilin sot e përjetova gjatë ndarjes së shtëpive për 149 familje.Faleminderit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.