Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd ka paralajmëruar se gjatë janarit të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, “Republika Srpska”, Mali i Zi dhe Kosova.
“Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal i Zi dhe Kosovë”, thuhet në shkrimin e këtij Instituti, transmeton Paparaci.
Këto sanksione sipas këtij Instituti do të vendosen bazuar në “Magnistky Act”.
Lidhur me këtë, “Danas” ka kontaktuar drejtuesin e këtij instituti, Orhan Dragas, i cili ka thënë se janë rreth 50 njerëz të targetuar për t’u sanksionuar.
Ai ka thënë se kjo ka të bëjë vetëm më individët dhe nuk janë sanksione kundër shteteve.
“Këto janë sanksione të drejtuara ndaj individëve që synojnë të japin rezultate. Në bullgari u provua se janë shumë efektive”, ka thënë ai.