Teksa presidenti Aleksander Vuçiq mbrëmë po fliste drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Serbisë atij iu ndërpre transmetimi për disa minuta. Gazeta serbe “Danas” duke u thirrur në burime të saj shkruan se pajisjet teknike gjatë transmetimit kanë qenë të mbikqyrura nga sigurimi personal i Vuçiqit dhe ata nuk i kanë lejuar gazetarët e as stafin teknik që të afrohen
Sipas gazetës serbe, kërkimfalja publike e RTS-së për ngjarjen e djeshme s’ishte për publikun por për Vuçiqin.Radio Televizioni Shtetëror serb në një deklaratë që ka lëshuar dje ka thënë se ndërprerja e transmetimit të Vuçiqit është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, duke tërhequr qëllimisht kabllot nga rryma.