Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se personat e pavaksinuar nuk do të kenë të drejtë të futen në dyqanet joesenciale dhe në hapësirat për rekreacion.
Duke folur pas një takimi me udhëheqësit federalë e shtetërorë, shefja e qeverisë gjermane tha se këto masa janë të nevojshme në kohën e shqetësimeve për mbingarkim të spitaleve në Gjermani.
Ajo tha se ndihet e brengosur nga fuqia e valës së katërt të infeksioneve në vend, duke shtuar se ka shpresuar se qasja vullnetare ndaj imunizimit do të ishte më efektive, shkruan Sky News, përcjell Gazeta Express.
Merkel tha se situata në lidhje me pandeminë në Gjermani është shumë serioze.
Me gjasë, ajo nuk do të jetë më në pushtet në shkurt dhe vaksinat e detyrueshme do të duhet që të diskutohen në Bundestag.