Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Presidenca e Republikës së Kosovës konfirmon emrimin e komandantit të ri të FSK-së, nipin e Adem Jasharit, gjeneral Bashkim Jasharin.

Presidenca e Republikës së Kosovës konfirmon emrimin e komandantit të ri të FSK-së, nipin e Adem Jasharit, gjeneral Bashkim Jasharin.Njoftimi i plotë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.